-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bordi i Transparencës ‘vë dorën në zemër’, ul sërish çmimin e naftës: Ja sa do të shiten benzina dhe gazi!

Kryesoret

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish çmimin e naftës me 5 lekë. Duke nisur nga dita e nesërme në tregun shqiptar, një litër naftë do të shitet me 206 lekë nga 211 që u vendos në datën 25 nëntor.

Ulje ka pësuar edhe benzina, e cila do të shitet me 191 lekë me pakicë nga 194 që u caktua 5 ditë më parë. I pandryshuar ka mbetur çmimi i gazit, i cili me pakicë do të shitet 71 lekë për litër dhe me shumicë 59 lekë për litër.

Vendim i Bordit të Transparencës 29.11.2022

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri. Ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri. Ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë. I shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 30 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit