10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekskluzive! Si krisi arma? Flet zyrtari i PD-së: Ishte “tapë” budallai! E nxorëm jashtë

Kryesoret

Një konflikt brenda degës së PD-së në Kurbin mbrëmjen e djeshme për pak sa nuk përfundoi me një bilanc tragjik.

Sherri i nisur në mbledhjen e Kryesisë përfundoi me plumba, por fatmirësisht pa të lënduar. Sot u arrestua Van Rica, polici privat, 53-vjeç i akuzuar se qëlloi në korridoret e selisë pas debatit me Kastriot Markun.

Ky ishte versioni i parë i ngjarjes. Por si qëndron e vërteta? “5pyetjet.al” kontaktoi zotin Marku. Ai tha se Rica nuk ka pasur konflikt me të, por ishte i pirë dhe i është kërkuar që të dilte nga mbledhja e Kryesisë.

Ne ishim në mbledhje. Kanë qenë 15-16 persona. Ishte edhe i deleguari nga Tirana Arben Ibro. Në atë moment vjen Van Rica, që unë e kam edhe njeriun tim. E kam kushëri.

Ishte i pirë, “tapë” dhe i kërkuam që të dilte jashtë që të na linte që të punonim. Në momentin që e nxorëm jashtë pas disa minutash dëgjuam të shtënat. Nuk e di kush qëlloi dhe ku qëlloi vetëm dëgjuam zhurmën e armës.

Nuk ka pasur debat për listat. Ka qenë i pirë budallai dhe ne kemi qenë  në mbledhje veç kur kemi dëgjuar krismën në xham po mediat i komentojnë gjërat sipas oreksit.

Kjo është e vërteta që po ju them” deklaroi ai për “5pyetjet.al”. Van Rica u arrestua sot dhe hetimet vazhdojnë nga prokuroria e Kurbinit.

Qëlloi me armë nën kryetarin e PD-së në Laç, arrestohet polici

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit