-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO forcon mbrojtjen në të gjithë Evropën

Kryesoret

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen për dy ditë me radhë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, duke filluar nga dita e martë. Ata pritet të zotohen për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën kundër agresionit rus.

Në një konferencë shtypi të hënën, pas një takimi me Presidentin e Rumanisë Klaus Iohannis, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i kërkoi aleancës të rrisë mbështetjen e saj në rajon. “Investimi në mbrojtjen tonë është thelbësor, pasi po përballemi me krizën më të madhe që i kanoset sigurisë në një brez”.

Stoltenberg tha se si përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë, NATO po përforcon praninë nga Baltiku në rajonin e Detit të Zi.

Kreu i aleancës tha gjithashtu se janë dislokuar grupe të reja beteje, përfshirë një të udhëhequr nga Franca në Rumani, ndërsa avionët luftarakë nga Kanadaja po ndihmojnë: “për të ruajtur qiejt tanë të sigurt dhe raketat amerikane Patriot po forcojnë mbrojtjen e NATO-s. Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e të gjithë aleatëve tanë”.

Stoltenberg theksoi gjithashtu mbështetjen e vendeve partnere që përballen me trysni nga Rusia, si Bosnja Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia.

Presidenti rumun Klaus Iohannis tha se vendimi i arritur në takimin e Madridit për të rritur numrin e trupave e pajisjet ushtarake të NATO-s në krahun lindor të aleancës, duhet të hyjë në fuqi sa më shpejt të jetë e mundur.

Stoltenberg përsëriti angazhimin e NATO-s për të miratuar kërkesat për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës, gjë që do të zgjeronte krahun lindor të NATO-s.

Ai tha se Rusia po përdor dimrin si armë, duke goditur infrastrukturën jetike të Ukrainës e duke lënë civilët pa energji e ngrohje../VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit