-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pritë dhe plumba! “Lojtari i vogël” shqiptar që “ngriti në këmbë” Gjermaninë

Kryesoret

Mediat gjermane dhe zyrtarët kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e shqiptarit, 42-vjeç mbrëmjen e djeshme në Krefeld, Dyseldorf.

Drejtuesi i prokurorisë në Krefeld, Axel Stahl deklaroi se e përjashton faktin që shqiptari që u vra të jetë një viktimë rastësore, por një krim i organizuar.

Sipas Stahl, viktima kishte një histori të përfshirjes në pazare të paligjshme të narkotikëve. Autoritetet gjermane nuk e cilësojnë “lojtar të madh” në aktivitetin kriminal të drogës, por “ushtar” me peshë.

Dëshmitarët okularë i kanë dhënë policisë edhe pamjen e autorëve. Viktima, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur nga autoritetet jetonte në Gjermani që nga viti 2018 dhe është denoncuar disa herë në polici për krime të ndryshme.

Ai u qëllua për vdekje me një plumb në kokë. Trupi i tij ishte i shtrirë në trotuar pas krimit.

Një ditë më pas, vrima plumbash u gjetën në një kuti postare dhe një telefon në një shtëpi pranë vendit të krimit.

Rreth 30 oficerë policie e kërkuan armën e vrasjes nën makina të parkuara, në parqe dhe morën në pyetje banorë të zonës. Por asnjë nuk është arrestuar.

I shtrirë në tokë me plumb në kokë! Kush e vrau shqiptarin? Dëshmitari: Ishin dy burra

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit