-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pusho dhe dil përjashta”! Si nisi sherri me policin dhe kërcitën plumbat mes demokratëve?

Kryesoret

Van Rica 53-vjeç është arrestuar nga policia në Kurbin pasi qëlloi me armë drejt Kastriot Markut (Prenga) por fatmirësisht nuk e kanë kapur plumbat. Por si nisi sherri mes dy demokratëve në mbledhjen e Kryesisë në selinë e degës së PD-së?

Van Rica që mbështet kandidatin Edmond Shkoza kërkoi anëtarësimin e disa simpatizantëve të rinj për të votuar në “Primare” për të zgjedhur njërin nga shtatë kandidatët, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së PD-së së Kurbinit, Kastriot Marku (Prenga) me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.

Anëtarët e tjerë të Kryesisë së PD-së, i kanë kërkuar Ricës që të qetësohet dhe të dalë nga mbledhja për të parandaluar agravimin e situatës.

Por Rica ka dalë dhe ka qëlluar me pistoletë brenda korridoreve të selisë së PD-së Kurbin dhe më pas është larguar me shpejtësi. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Rica është punonjës i një policie private në Laç.

Policia e arrestoi sot autorin dhe sekuestroi armën e zjarrit pistoletë me të cilën Rica qëlloi brenda selisë, si dhe gëzhojat në vendin e ngjarjes. Por kjo nuk i ka shuar akuzat mes demokratëve për listat dhe kandidatët që do të votojnë në “Primare”.

Qëlloi me armë nën kryetarin e PD-së në Laç, arrestohet polici

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit