Ekipi përfaqësues i Belgjikës është kthyer në “minë me sahat” për shkak të problemeve të shumta brenda. Fillimisht ishte De Bryune, para humbjes kundër Marokut që deklaroi se “Ne kemi një ekip të mirë, por po plaket dhe humbëm disa lojtarë kyç. Nuk ka mundësi për të fituar Kupën”.
Pas humbjes nga skuadra afrikane, një diskutim i fortë i dyshuar mes skuadrës belge në dhomat e zhveshjes ndezi alarmin. Thuhej se Vertoghen ishte përplasur me Hazard dhe De Bruyne, me Lukakun që tentoi të vendoste paqe.
Për të qetësuar ujërat, për mediat folën dy kapitenët e Belgjikës, Thibaut Courtois dhe Eden Hazard. Në fillim do të flisnin Vertonghen dhe Carrasco por peshat e rënda belge duhej të bënin një paraqitje për të sqaruar situatën.
Hazard filloi të fliste dhe komentoi se dje ka pasur një takim me të gjithë skuadrën. “Gjithçka që thuhet është ekzagjeruar. Ne patëm një takim dje dhe biseduam për shumë çështje.
Roberto Martínez ishte gjithashtu atje. Kemi dy ditë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës dhe për të fituar”. Për diskutimin me Vertonghen: “Jo, nuk ka pasur asnjë diskutim me të pas ndeshjes me Marokun”.
Për deklaratën e De Bryune: “Kam folur me të për atë që ai tha për stilin e lojës dhe plakjen, por ai e tha atë më shumë si shaka. Ai ka besim të plotë në grup, përndryshe nuk do të ishte këtu”.
Për zemërimin në dhomat e zhveshjes pas humbjes ndaj Marokut? “Është normale që ne të zemërohemi në dhomat e zhveshjes sepse kishim humbur, por asgjë më shumë se kaq. Është një moment i vështirë, më i vështiri për mua me kombëtaren, por skuadrat e mëdha kanë momente të vështira. Prandaj duhet të jemi më të bashkuar dhe ta fitojmë në fushë” tha ai.
Courtois gjithashtu foli për zemërimin në dhomat e zhveshjes. “Askush nuk është i lumtur tani, por ne mendojmë se do të fitojmë të enjten për të kaluar. Është futboll, gjithçka mund të ndodhë, por ne do të japim gjithçka.
Jemi të zemëruar në dhomat e zhveshjes për humbjen, jemi të zhgënjyer me rezultatin. Edhe trajneri foli pas ndeshjes. Besojmë se mediat e kanë ekzagjeruar shumë situatën. Mendojmë se mund të kualifikohemi”.
Ai theu një stol në dhomat e zhveshjes. “Unë theva një stol me grusht. Sigurisht që të gjithë u zhgënjyem, por askush nuk i bërtiste njëri-tjetrit” tha ai. Belgjikës i duhet të fitojë ndeshjen e fundit përballë Kroacisë për të kaluar grupin.
Sherri për një vajzë që po “djeg” brezin e artë të Belgjikës