-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherri për një vajzë që po “djeg” brezin e artë të Belgjikës

Kryesoret

Ekipi i Belgjikës ndodhet në një situatë aspak të qetë pak ditë para ndeshjes së ardhshme kundër Kroacisë në Kupën e Botës.

Brenda ekipit ka pasur tensione, një prej të cilave u reflektua edhe në fushë gjatë ndeshjes kundër Kanadasë mes De Bruyne dhe Alderweireld.

Sipas gazetës “L’ Equipe” lojtarët dhe stafi stërvitor i thanë të gjitha ballë për ballë gjatë një takimi që u bë nga këta të fundit.

Romelu Lukaku ishte në krye të ndërmjetësimit mes të gjithëve dhe bëri përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet e prishura në skuadër.

Vetë mediat belge kanë vënë në pah problemet në dhomat e zhveshjeve të lojtarëve belg, një situatë e cila duket e pakapërcyeshme.

Edhe pse Lukaku u mundua të ndërmjetësonte për të rregulluar situatën, ai vetë nuk shkon mirë me Batshuayi.

Ndërkohë edhe Hazard nuk shkon mirë me Trossard.

De Bruyne nuk i ka marrëdhëniet mirë me disa lojtarë të ekipit pasi ai nuk shkon aspak mirë me Courtois.

Një marrëdhënie e cila u prish për shkak të ish të dashurës së De Bruyne, Caroline Linjen.

Ajo ishte e lidhur me sulmuesin kur e tradhtoi atë me shokun e ngushtë, Courtois.

Që nga ai momenti ata prishëm miqësinë dhe nuk shkojnë aspak mirë edhe pse luajnë për një kombëtare.

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martínez është munduar të ndërgjegjësojë ekipin se akoma nuk kanë humbur dhe se kanë mundësi të jenë pjesë e fazës së 16-ve.

Një mision i komplikuar duke pasur parasysh atmosferën e keqe që ka mbizotëruar që nga fillimi i Botërorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit