Të gjitha rajonet e botës janë përballur me mot ekstrem këtë vit – qoftë me vërshime ashtu edhe me thatësira – dhe miliarda njerëz nuk kanë pasur ujë të mjaftueshëm për pije, kanë thënë të martën Kombet e Bashkuara.
Shumë rajone kanë regjistruar nivele rekorde të thatësisë më 2021, në krahasim me kushtet normale, ka thënë Agjencia e OKB-së për Motin në raportin e saj më të ri.
Në të janë vlerësuar efektet e këtyre ndryshimeve në klimë, ambient dhe shoqëri.
“Ndikimi i ndryshimeve klimatike kryesisht vërehet përmes ujit – thatësirat janë më intensive dhe më të shpeshta, vërshimet janë të shkallës më ekstreme, duke prekur ekonomitë, ekosistemet dhe të gjitha aspektet e përditshmërisë sonë”, ka thënë shefi i Agjencisë së OKB-së për Motin, Petteri Taalas.
Rreth 3.6 miliardë njerëz përballen me kushte joadekuate për qasje në ujë, të paktën një muaj gjatë vitit.
Në periudhën 2001-2018, 74 për qind e të gjitha katastrofave natyrore kanë qenë të lidhura me ujin, sipas studimeve të OKB-së./REL