Kroatja Ivana Knoll, e njohur tashmë si “tifozja më seksi e Kupës së Botës”, ka shqetësuar Katarin dhe rregullat e rrepta në lidhje me gratë.
Ajo rrezikon arrestimin ose të paktën ndalimin në vendet publike, pas fotove të fundit të publikuar në Instagram.
Jo të gjithë e vlerësuan performancën e tifozes kroate, veçanërisht në nivel lokal pati nga ata që u ankuan për mungesën e respektit të traditave të Katarit.
“Turp t’iu vijë, respektoni historinë, kulturën dhe traditat e vendeve që vizitoni”.
Por ka edhe nga ata që e kanë bërë atë një heroinë, gati për të sfiduar ligjet kundër grave, siç denoncohen nga Amnesty International.