Në Slloveni i kushtohet vëmendje e veçantë Ballkanit Perëndimor, ku ka pasur luftëra të përgjakshme 20 apo 30 vjet më parë. Ka shumë paqëndrueshmëri, pasiguri dhe tension, thotë Tanja Fajon.
Ballkani në rrezik lufte, Fajon: Bosnja duhet të marrë statusin, ka tension!
Dhe ne kemi shumë paqëndrueshmëri, pasiguri dhe tension. Bosnja dhe Hercegovina është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ne duam që ky vend të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE deri në fund të vitit, në mënyrë që të dërgojmë një sinjal të fortë politik, i cili do të vlejë edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Nuk lëmë asnjë vend pas. Paqja dhe stabiliteti janë të rëndësishme për të gjithë Evropën dhe ne duhet të mbështesim edhe vendet e Ballkanit që janë në një farë mënyre shesh lojërash të interesave të ndryshme gjeopolitike” tha ajo për DW.









