42-vjeçari shqiptar që u vra në Gjermani dy net më parë është Mari Muka, pronar i një biznesi, karburant në Shijak. Ai u qëllua 3 herë me armë zjarri në kokë nga një person ende i paidentifikuar.
Autori së bashku me një tjetër person arritën që të largohen me shpejtësi duke humbur gjurmët në qytetin Krefeld.
Sipas policisë shqiptari ishte i përfshirë në disa ngjarje ku ishte kallëzuar, por konsiderohej një “peshë e lehtë” në botën e trafikut.
Zyrtarisht arsyet nuk dihen, por pista kryesore që po hetohet lidhet me larjen e hesapeve. Prej disa vitesh ai ishte larguar nga Shijaku në drejtim të Gjermanisë.