Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku me anë të një video-mesazhi të shpërndarë në facebook ju është përgjigjur pyetjeve të shqiptarëve për inflacionin.
Ajo thoi se inflacioni vjen si rezultat i rritjes së taksave dhe mungesës së vëmendjes së qeverisë.
“Çdo ditë kam pyetje nga qytetarët se çfarë është inflacioni?!
Shembull më të mirë për ta shpjeguar se sa fakti që shqiptarët kanë blerë 9% më pak karburant dhe kanë paguar 185 mln euro më shumë nuk ka.
Sot, çdo produkt nga karburanti deri tek ushqimet; buka, veza, qumështi kushtojnë më shtrenjtë.
Ky është inflacioni!
Ky është inflacioni socialist
Si rezultat i rritjes së taksave dhe mungesës së vëmendjes së qeverisë.
Në fillim të dhjetorit, të një muaji të vështirë, të një dimri të vështirë
Nuk kemi asnjë përgjigje reale nga qeveria se kush do jenë masat për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët.”