Policia e Kavajës ka arrestuar një 57-vjeçar pasi ka kërcënuar me jetë nipin e tij pas një sherri për pronën.
Sipas njoftimit shërbimet e Policisë Kavajë, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. S 30 vjeç, se xhaxhai i tij e kishte kanosur se do ta vriste, për motive pronësie, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Property”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: I.S 57 vjeç, banues në Kavajë.
57-vjeçari ka kanosur për jetën nipin e tij, shtetasin A. S 30 vjeç, për motive pronësie.
Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, u gjetën një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak.