-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohen dy çiftet e tjera të fazës me eliminim direkt, ja dy grupet që do të prodhojnë nga një gjysmëfinaliste në Botëror!

Kryesoret

Ndeshjet e sotme të Kupës së Botës në Grupet C dhe D kanë dekretuar kalimin e mëtejshëm të tre skuadrave të tjera, pasi Franca e kishte prerë biletën që në ndeshjen e dytë të saj.

Meksika dhuron ‘show’ kundër Arabisë Saudite, por kartonët dhe golat e eliminojnë!

Nga Grupi C, më tej kanë kaluar Argjentina dhe Polonia, ndërsa në Grupin D, Francës i është bashkuar në mënyrë të papritur Australia. Sipas kalendarit, Argjentina do të ndeshet me Australinë më 3 dhjetor, ndërsa Franca do të përballet me Poloninë më 4 dhjetor.

Mesi humb penallti, por Argjentina fiton ndaj Polonisë dhe pret Australinë!

Ndërkohë, tashmë janë të qarta edhe dy grupimet e pata të vogla nga të cilat do të dalin dy skuadra gjysmëfinaliste. Kjo, pasi fituesi i ndeshjes Argjentinë-Australi do të ndeshet në çerekfinale me atë të çiftit Holandë-SHBA. Ndërsa nga ana tjetër, fituesi i çiftit Francë-Poloni, do të përballet me atë të çiftit Angli-Senegal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit