Disney ka publikuar filmin më të ri të quajtur “Bota e Çuditshme”, i cili ka sjellë një risi duke pasur protagonist një homoseksual.
Filmi u publikua të mërkurën dhe u transmetua në 4 174 kinema në Amerikë.
Sipas parashikimeve filmi i ri i animuar pritej të sillte fitime nga 30 deri ne 40 milionë dollarë.
Një parashikim i cili dështoi pasi fitimet arritën deri 18 milionë dollarë në periudhën 5 ditore pas daljes në treg të filmit.
Edhe pse filmi mori vlerësime kryesisht pozitive, nga ana monetare nuk pati fitime siç pritej.
Ai është filmi i parë i Disney me më pak fitime.
Më parë vendin e parë e mbante “Encanto” që kishte fituar 40 milionë dollarë gjatë 5 ditëve të para pas publikimit.
Ndërsa më pas “Lightyear” fitoi 51 milionë dollarë për një periudhë pak më të gjatë.
Një nga arsyet që mendohet se filmi më i ri nuk solli fitime është se Disney ka bërë promovimin e filmave të rinj si “Black Panther: Wakanda Forever “, e cila ka marrë më shumë vëmendje edhe për shkak të strategjisë së mirë të marketingut.