-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apple ofron pagesa për gjetjen e punëtorëve të rinj

Kryesoret

Foxconn, kompania që prodhon telefona iPhone në Kinë, është duke rritur përpjekjet për gjetur punëtorë të rinj pas trazirave të ndodhura kohët e fundit nga punëtorët e tij.

Personat të cilët do të drejtojnë punëtorë për të punuar në kompani do të shpërblehen me 141 dollarë.

Ky vendim është marrë pas disa pamjeve që janë publikuar javën e kaluar në rrjetet sociale, në të cilat janë parë protestues të zemëruar brenda fabrikës.

Vetë Apple ka paralajmëruar se dërgesat e modelit më të ri të iPhone 14 do të vonohen për shkak të problemeve që kanë sjellë kufizimet e COVID-19.

Muajin e kaluar, Foxconn ka kërkuar falje për një “gabim teknik” që ka ndodhur në sistemin e pagesave pas protestave të punëtorëve.

Punëtorët kanë protestuar kundër masave të rrepta për luftim të COVID-19 si dhe për mos marrje të pagës.

Disa analistë kanë paralajmëruar se protesta dhe politika për menaxhim të pandemisë kanë pasur rol të madh në prodhim.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë të mërkurën ka raportuar 36 061 raste të reja me korona virus, rreth 1 mijë më pak sesa të martën.

Politika kineze për zero raste me korona virus dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike në botë, janë duke pasur ndikim të madh në ekonominë e Kinës.

Aktiviteti në fabrika, në ekonominë e dytë më të madhe në botë, është tkurrur më shumë sesa është pritur në muajin nëntor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit