Familjarët e Emës, 21-vjeçarja e cila mbeti viktimë e një aksidenti në Selanik, do ti japin sot lamtumirën e fundit.
Varrimi do të bëhet disa ditë pas vdekjes së vajzës në kishën e shenjtë të Agios Gerasimos në Nerokourou, Chania.
Dëshira e fundit e Emës për të dhuruar organet u përmbush nga familjarët e saj.
Tani zemra e saj rreh te një grua 40-vjeçare, nënë e një vajze, e cila ishte në fazën e fundit të dëmtimit të zemrës.
Transplanti zgjati katër orë dhe mjekët u shprehën optimistë për shëndetin e 40-vjeçares.
Mëlçia do t’i jepet një pacienteje 62-vjeçare me kancer.
Ndërsa veshka e 21-vjeçares do t’i jepet një gruaje 67-vjeçare.
Një shqetësim i cili ka shkaktuar tronditje në mbarë Greqinë ka qenë vjedhja e parave të viktimës teksa ajo ndodhej e shtrirë në tokë pas përplasjes.
Vjedhje e cila nuk ka akoma një autor.