Transporti i mallrave në muajin tetor 2022 ka shënuar rënie në porte dhe në hekurudhë, ndërsa është rritur me ajër sipas statistikave të fundit të Institutit të Statistikave.
“Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 204,2 ton, duke u rritur me 14,4%, në krahasim me Tetor 2021. Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, është 284,5 mijë ton, duke u ulur me 31,2%, krahasuar me Tetor 2021. Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.478 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 0,3%, krahasuar me Tetor 2021.
Në dhjetëmujorin e vitit 2022, situata e statistikave të Transportit sipas llojeve, paraqitet si në vijim: Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.682,9 ton, duke u rritur me 2,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.261,5 mijë ton, duke u ulur me 20,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 16.443 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 25,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021”.
Ndërkohë tendenca është e kundërt sa i takon transportit të pasagjerëve i cili në numër fluturimesh dhe me linja detare ka pësuar rritje.
“Numri i fluturimeve është 3.408 duke u rritur me 30,2%, krahasuar me muajin Tetor 2021. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 475.682 pasagjerë, duke u rritur me 63,3%, krahasuar me Tetor 2021.
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 78.622 pasagjerë. Krahasuar me Tetor 2021, ky tregues është rritur me 63,8%. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 182 pasagjerë. Krahasuar me Tetor 2021, ky tregues është ulur me 74,4%”, vlerëson INSTAT.
Sipas INSTAT në muajin Tetor 2022, transporti ajror i pasagjerëve zë 85,8 % të transportit gjithsej.
“Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 4.439.417 pasagjerë, duke u rritur me 82,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare 1.248.252 pasagjerë, duke u rritur me 62,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 10.316 pasagjerë, duke u ulur me 53,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021”.
Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit
Në Tetor 2022, volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 751,3 mijë ton ku 55,1% e tyre u transportua me det. Në dhjetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 7.484,1 mijë ton ku 54,8% e tyre u transportua me det.
Në Tetor 2022, volumi i mallrave të eksportuara me tokë zë 64,2%, me det 35,7% dhe 0,1% me ajër. Volumi i mallrave të eksportuara me det është ulur 25,3%, me tokë është ulur me 24,6% dhe me ajër me 44,9%, krahasuar me Tetor 2021.
Në dhjetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të eksportuara me tokë zë 55,6%, me det 44,3% dhe 0,1% me hekurudhë. Volumi i mallrave të eksportuara me hekurudhë është rritur me 89,8%, po ashtu dhe me ajër është rritur me 20,3%, ndërsa është ulur me det me 0,5% dhe me tokë 17,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Në Tetor 2022, volumi i mallrave të importuara me det zë 67,5%, me tokë 31,9%, me ajër 0,1% dhe të tjera 0,5%. Volumi i mallrave të importuara me det është rritur me 2,8% ndërsa volumi i mallrave të importuara me ajër është ulur me 1,7% dhe me tokë është ulur me 15,9%, krahasuar me Tetor 2021.
Në dhjetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të importuara me det zë 62,9 %, me tokë 36,3%, me hekurudhë 0,1%, me ajër 0,1% dhe të tjera 0,6%. Volumi i mallrave të importuara me tokë është ulur me 8,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021./MONITOR