-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përgjimi i Ballës? Rama: Nuk merrem me llafe! Nëse kanë fakte t’i sjellin

Kryesoret

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla është përgjuar nga prokuroria e Elbasanit për 2 ditë në muajin shkurt të vitit 2016.

Denoncimin e bëri Ardian Çapja pak ditë më parë në gjyq. Këto përgjime që më pas janë asgjësuar nga gjyqtarja Zamira Vyshka janë kthyer në akuza nga Sali Berisha dhe opozita.

Por çfarë mendon kryeministri i vendit Edi Rama? I pyetur sot pas mbledhjes së qeverisë, ai tha se nuk beson te llafet dhe kërkoi fakte.

Si mund të ketë një të vërtetë tjetër veç asaj që bazohet në fakte. Unë i besoj fakteve dhe nuk merrem me llafe, dhe spekulime dhe i ruhem shumë gjysmë të vërtetave.

Nëse ka fakte, është detyra e akuzuesve që të sjellin faktet për ata që akuzojnë. Që në kohën e Romës kjo, por këtu ka ndryshuar komplet trendi.

Por unë besoj që ka shumë gjuhë sot në Shqipëri që punojnë për gënjeshtrën. Për të marrë nëpër gojë njerëz dhe për t’i balosur dhe katandisur” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit