-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti gjerman në Tiranë: Qeveri-opozitë, punoni bashkë përtej llogoreve

Kryesoret

Presidenti gjerman Frank Valter Steinmeier po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Pritja dhe konferenca me presidentin Begaj, ia la vendin fjalës së kreut të shtetit gjerman në parlamentin e Shqipërisë. Ai e vendosi theksin te lidhja mes dy vendeve dhe forcimi më tej i marrëdhënieve.

Vendi juaj i përkushtohet Europës. Qëndrimin tuaj pro europian kam munguar ta vëzhgoj përmes kontakteve të shumta. Kam ndjerë gëzim sa më shumë këto kohë që gjetkë në Europë bëhet një politikë skeptike ndaj zgjerimit.

Shumë faleminderit për ftesën për të vizituar Shqipërinë. Gjermania dhe Shqipëria janë lidhura prej dekadash. E kemi mbështetur vendin tuaj kur u çliruat prej diktaturës së Hoxhës dhe ju mbështesim në ekonomi.

Më shumë se 70 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani, volumi tregtar i shkëmbimit ka arritur vlerën e 450 mln eurove, jemi partneri i katërt i vendit tuaj. Miqësia në futboll është një tjetër lidhje mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Lojtarë si Altin Rraklli, Mërgim Mavrajn, etj kanë pasuruar Bundesligën” tha ai.

Për skeptikët e zgjerimit të BE-së në Ballkan kishte një thirrje. “Ejani dhe “infektohuni” këtu në Shqipëri me shpirtin pro-europian”. Një apel e kishte edhe për politikën në Tiranë. “Punoni përtej llogoreve mes opozitës dhe qeverisë. Punoni bashkë. Integrimi në BE, ia vlen këtë përpjekje” tha ai.

Presidenti gjerman në Tiranë, Begaj: Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit