Një rrëshqitje dheu ka ndodhur në një autostradë në Brazil ku për pasojë kanë mbetur të vrarë 2 persona dhe ka lënë dhjetëra të zhdukur.
Sipas autoriteteve rrëshqitja e dheu ndodhi në autostradën “BR-376” dhe mori para të paktën 16 automjete.
Punonjësit e shpëtimit në vendngjarje thanë se moti i keq dhe vendndodhja e largët po ndërlikonte kërkimet.
Autoritetet lokale njoftuan se 30 deri në 50 persona rezultojnë të zhdukur.
Shërbimet e urgjencës kanë gjetur 6 të mbijetuar, një prej të mbijetuarve edhe kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar të Guaratuba, Roberto Justus.
Pamjet ajrore të publikuara nga shërbimet e urgjencës tregojnë dëme të mëdha të shkaktuara nga rrëshqitja e dheut.
Shërbimi kombëtar i motit, INMET, ka paralajmëruar se për shkak të shiut mund të ketë rrëshqitje të mëtejshme të dheut.