Gjykata e Tiranës kalon për gjykim Ludjan Zaimin policin i cili vrau kolegun.
Efektivi 25-vjeçar disa muaj më parë pas debateve vrau kolegun e tij Çaush Saliasi me shtatë plumba brenda komisariatit.
Si ndodhi sherri?
Ludjan Zaimi pretendonte se bullizohej nga kolegu i tij Çaush Saliasi. Ata kishin pasur disa herë probleme mes tyre në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka pasur një përplasje verbale midis tyre dhe për këtë arsye, Ludjan Zaimi mori pistoletën e shërbimit dhe qëlloi në drejtim të kolegut duke e vrarë.