-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kanye West “tërbon” dhe Elon Musk, pezullohet sërish nga Twitter

Kryesoret

Pas një dite të mbushur me shpërthimet e tij më ofenduese deri më sot, duke përfshirë lëvdata për nazistët dhe Adolph Hitlerin, Kanye West më në fund ka gjetur kufirin e pronarit të ri të Twitter, Elon Musk .

Musk, i cili riktheu llogarinë e ndaluar të West në Twitter vetëm muajin e kaluar pasi mori kontrollin e kompanisë, të enjten mbrëma (1 dhjetor) pezulloi llogarinë e reperit edhe një herë.

Llogaria e West fillimisht u bllokua për 12 orë, dhe më vonë u pezullua. Është e paqartë nëse pezullimi është i përkohshëm apo i përhershëm.

“Më falni, por ju keni shkuar shumë larg. Kjo nuk është dashuri”, shkroi Musk në një mesazh me tekst për West duke cituar postimin në Twitter, sipas pamjeve që reperi postoi përpara se pezullimi të hynte në fuqi.

West, i cili ligjërisht ka ndryshuar emrin e tij në Ye, u përgjigj: “Kush të bëri gjykatës”.

“Unë u përpoqa maksimalisht”, shkroi Musk në një postim pasi Twitter fshiu postimin ofendues të West dhe bllokoi përkohësisht llogarinë e tij.

“Përkundër kësaj, ai përsëri ka shkelur rregullin tonë kundër nxitjes së dhunës. Llogaria do të pezullohet”, tha ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit