Çmenduritë e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, nuk kanë fund! Së fundmi ai ka lëshuar një urdhër përmes të cilit detyron prindërit që t’u vënë fëmijëve emra më patriotikë si Chong Il (armë), Chung Sim (besnikëri). Pok Il (bombë) dhe Ui Song (satelit).
Në rast se ky urdhër nuk zbatohet, diktatori i kërcënon me gjoba.
“Banorët po ankohen se autoritetet po i detyrojnë njerëzit të ndryshojnë emrat e tyre sipas standardeve të kërkuara nga shteti. Duke filluar nga muaji i kaluar, në mbledhjen e banorëve të njësisë së vëzhgimit të lagjes janë lëshuar vazhdimisht njoftime për korrigjimin e të gjithë emrave pa bashkëtingëlloret fundore.
Njerëzit me emra që nuk kanë një bashkëtingëllore përfundimtare kanë kohë deri në fund të vitit për t’i shtuar kuptime politike emrit të tyre për të përmbushur standardet revolucionare”, tha një qytetar anonim i Koresë së Veriut nga provinca verilindore e Hamgyong-ut të Veriut tha për Radio Free Asia.