-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumbat në Kurbin dhe Këlliçi në Tiranë? Berisha: Mos paragjykoni

Kryesoret

Pak ditë më parë në Kurbin krisi arma pas debatit për listat e “Primareve”. Për këtë, Sali Berisha sot se janë marrë masa për dy kandidatët, por nuk i tregoi masat disiplinore.

Në tërësi procesi i primareve ka ecur normal. Ka pasur një problem serioz në degën e Kurbinit. Në dijeninë time, komisioni elektoral i PD-së, ka vendosur masa disiplinore ndaj dy kandidatëve.

Cilido që mendon për mënyra tjetër veç votës, gabon shumë rëndë. Në datë 4 do të bëhen primaret. Ftoj të gjithë kandidatët dhe degët të bëjnë maksimumin për një proces transparent” tha ai.

Një përgjigje kishte edhe për aktivisten Evi Kokalari, që tha se në Tiranë është paracaktuar Belind Këlliçi kandidat përballë Erion Veliajt.

Ka pasur raste sporadike, që kanë thënë “ky është socialist apo…”. Unë i garantoj, por mirë nuk është. Por edhe krejtësisht apriori nuk mund ta hedhësh poshtë këtë. Këto janë të kufizuara dhe mendoj se nuk ndikon në shifër.

Për Tiranën, më mirë se kushdo e dini ju (gazetarët), keni ndjekur garën dhe e keni parë që ka qenë ndër më të civilizuarat. Se kush është i favorizuar, këtë nuk mund ta them, se nuk e di. Do ta tregojë dita e diel. Cilido, paragjykimi nuk shërben” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit