-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mjeku përfundoi në koma, policia: Kemi identifikuar dy personat që e rrahën

Kryesoret

Policia ka reaguar për dhunimin e mjekut në Gramsh në banesën e tij me mjete të forta. Mjeku aktualisht është në gjendje kome në spitalin e Traumës. Policia ka theksuar se për rastin në fjalë ka zbuluar dy autorët dhe i ka shpallur në kërkim.

“Mbrëmjen e datës 30 nëntor, është dërguar nga familjarët, në spitalin e Gramshit, për ndihmë mjekësore, pasi ishte dëmtuar në fytyrë, shtetasi V. Sh., 60 vjeç, me detyrë mjek.

Nga veprimet paraprake hetimore, u konstatua se ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore (hipertension).

Në vijim të hetimeve të thelluara për këtë rast, Policia ka identifikuar 2 autorët e dyshuar dhe ka referuar materialet në Prokurori, për ta, pasi dyshohet se kanë goditur shtetasin V. Sh.

Për të ruajtur konfidencialitetin e hetimeve që po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit