Vendi jonë gjatë fundjavë do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Në këtë mënyrë, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e Shtunë moti nis me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Duke filluar nga orët e pasdites mot i vranët në të gjithë territorin ndërsa nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore. Në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet të ulët deri mesatar shtrihen në pjesën më të madhe të vendit.
Po ashtu dhe ditën e diel moti do të karakterizohet nga intervale të shkurtra reshjesh shiu.