Dy pronarë biznesesh në Fier janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Kolaudimi”. Të arrestuarit janë; V. D., 29 vjeç dhe Xh. A., 32 vjeç, të dy banues në Fier, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Pezullohen nga detyra 4 punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, Fier, pasi dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Zyrtarët R. S. 32 vjeç, I. N. 45 vjeç, M. M. 39 vjeç dhe D. Xh.,34 vjeç akuzohen se pajisnin drejtuesit e automjeteve, me certifikata false të errësimit të xhamave.
V. D. dhe Xh. A., përmes bizneseve përkatëse, pajisnin drejtuesit e automjeteve, me certifikata false të errësimit të xhamave, ndërsa 4 punonjësit e pezulluar të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Fier, dyshohet se duke pasur dijeni për falsitetin e këtyre certifikatave, vlerësonin automjetet si të rregullta, gjatë kontrolleve që kryenin, në pikat e kolaudimit, në Fier dhe në Lushnjë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.