Rrjeti “BBC” shkruan se pothuajse 20% e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar nga Shqipëria këtë vit janë zhdukur.
“Autoriteti vendore ka marrë deri më 31 tetor 197 fëmijë shqiptarë, 39 prej të cilëve janë zhdukur” thuhet në artikull. Shifrat janë shumë shqetësuese.
Shifrat u morën nga “BBC” përmes një kërkese. Autoritetet lokale deklaruan se “197 fëmijë shqiptarë të përpunuar në njësinë e pranimit në Kent të Ministrisë së Brendshme iu nënshtruan kujdesit nga 1 janari deri më 31 tetor”.
Deri më 7 nëntor, 39 ishin regjistruar si të zhdukur. Shifrat e qeverisë të mbledhura nga BBC tregojnë se 44,122 njerëz kanë kaluar me gomone të vogla deri më tani këtë vit, krahasuar me 28,461 që mbërritën në 2021.