Juventus dhe lojtarët bardhezi kanë manipuluar autoritetet në lidhje me 4 paga të periudhës covid-19 të cilat i kanë përfituar por jo në rrugë ligjore.
Hetuesit kanë në dorë një mesazh që Giorgio Chiellini u ka dërguar lojtarëve në grup ndërsa De Sciglio dhe De Ligt e kanë dorëzuar në organet hetuese.
“Mos flisni në intervista për detajet. Juventusi do të bëjë një komunikatë ku do të bëjë me dije se ju do t’i falni këto 4 muaj për të ndihmuar klubin. Ju ritheksoj se vetëm kjo duhet të dalë në media”, shkruan ish-kapiteni në grupin e lojtarëve në “Whats App”.
Kjo do të thotë se Juventusi ka fshehur nga 4 muaj paga për lojtarët që zyrtarisht pretendohet se nuk janë paguar. Detaj tronditës dhe shumë i rëndë për një klub të këtyre përmasave.