Miliarderi rus, Mikhail Fridman u arrestua në Londër për dyshime për pastrim parash, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Agjencia e krimit tha se biznesmeni u arrestua të enjten në shtëpinë e tij në Londër me dyshimin për pastrim parash, komplot për të mashtruar Ministrinë e Brendshme dhe komplot për të kryer dëshmi të rreme,
Fridman, është drejtuesi i Alfa Group, një nga grupet më të mëdha të investimeve private në Rusi, është në listën e sanksioneve të BE-së për pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin. BE-ja e quajti Fridman, një financues kryesor rus dhe pjesë e rrethit të ngushtë të Putinit.