-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

IKMT në ditën e 4-të te Prestige Resort, mediat e Hysenbelliut: Shpërthimi rrezikon godinat e tjera

Kryesoret

IKMT, për të katërtën ditë radhazi ka vijuar shembjen e “Prestige Resort”, pjesë e Hysenbelliu Group, ky sipas saj është ndërtuar pa leje.

Nga ana tjetër, mediat e këtij grupi pretendojnë të kundërtën ku dhe kanë publikuar lejen e ndërtimit dhe projektin që mban firmën e kryeministrit.

“Punonjësit e IKMT-së dhe forcat e repartit ushtarak të xhenios po përgatisin lëndën eksplozive për të hedhur në erë objektin, ndërsa fadroma ka punuar për të shembur dhe dëmtuar kolonat,” ka shkruar BalkanWeb.

Mediat e Hysenbelliut kanë raportuar se lënda eksploziva mund të dëmtojë ndërtesat përrreth.

“Një aksion i nisur paligjshmërisht që pritet të përfundojë po paligjshmërisht për të shkatërruar një resort me leje nga vetë kryeministri Edi Rama dhe institucionet e këtij vendi me një ndikim vetëm pozitiv në turizmin dhe ekonominë e vendit.

Përveç kësaj, nxitimi për të kryer një akt të paligjshëm ka bërë që të mos ketë asnjë masë sigurie as për vetë punonjësit që po përgatisin lëndën eksplozive që vendosen në rrezik për jetën, duke punuar në ambient të jashtëm, me praninë e dhjetërave njerëzve dhe nën ndikimin e faktorëve natyrorë e fizikë,” kanë shtuar mediat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit