-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas shembjes së “Prestige Resort”, flet Irfan Hysenbelliu: S’u besoj dot syve

Kryesoret

Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, ka reagur për herë të për herë të parë për shembjen e “Prestige Resort”.

Hysenbelliu e quajti shembjen e resorit hakmarrje mediatike dhe personale ndaj tij nga kryeministri Edi Rama.

“U proncova tani se nuk doja të ndërhyja më parë. është hakmarrje. Nuk mendoj që kryeministri i një vendi mund të bëjë një gjë të tillë. Fëmijët e mi u shkolluan në Londër dhe i riktheva këtu për të dhënë një shembull. Nuk kam folur për shkak se nuk doja. Unë kam provuar edhe ’97.

Kjo tregon pse ka emigrim pa masë. Fëmijët shkojnë në Angli. Thonë fëmijët atje më mirë në burg sesa të rrinë në vendin tonë. Unë do vazhdoj që të punoj këtu. Kam marrë një vendim për të investuar këtu. Unë edhe fëmijëve të mi u them që të ikin nga ky vend, se me njerëz të tillë nuk dërgohet vendi para. Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës.

Më vjen keq për vartësit e tij. Më vjen keq për Dallandyshe Bicin që më merrte në telefon shpesh, tani s’ma hap. Rama më jepte ide dhe më zgjidhte arkitektin. Bashkia e Kavajës merrte taksa, Tatimet merrnin tatime. Paguajmë 100% rroga. Familja ime është e prekur nga këto pamje. Nuk e kam parë se nuk u besoja syve për atë që shihja. E hapa atje degën e Neës24, atje do të jem me njerëz që nesër kërkojnë drejtësi, kanë fuqi. I kërkoj ndjesë Taulant Ballës, se ata njerëz ishin të irrituar se humbasin bukën e gojës. Balluku e di shumë mirë sa herë takohej tek unë sa herë i ikte pushteti. Po bëjnë përpjekje për të gjetur shkelje ligjore,” tha Hysenbelliu.

IKMT hedh në erë “Prestige Resort”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit