-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“S’gjejnë dot emrin në listë”! Kola: Votimi në Lezhë problematik

Kryesoret

Kandidati i primareve në Lezhë është shprehur i pa kënaqur me procesin e votimit në këtë bashki. Duhet theksuar që në Lezhë, votimi filloi një orë me vonesë.

Ai është shprehur se shumë prej simpatizantëve nuk gjejnë emrat në listë dhe kjo ka ardhur si shkak i dorëheqjes së kreu të degës, i cili nuk u angazhua më pas as në procesin zgjedhor.

“Ditë e diel është, njerëzit erdhën që në mëngjes që të kthehen për të bërë punët. Por për shkak se shkoi 1 orë me vonesë, kjo solli një problematikë. Nga simpatizantët e regjistruar, ka shumë mungesa. Kryetari i PD, Arben Ndoj ka dhënë dorëheqjen një ditë para heshtjes zgjedhore. Normalisht duhet të ishte brenda procesit. Nuk është se po menaxhohet procesi në maksimumin e tij. Ka pasur dyshime në disa formularë por këtë nuk e them dot që ka pasur të tjerë. Gjithë mbështetësit e mi janë optimistë për rezultatin në fund”, tha Kola.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit