Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një statusi në facebook ka reaguar në në lidhje me shembjen e “Prestige Resort” ditën e sotme nga forcat e IKMT.
Vasili shkroi se drejtësia dhe shteti ligjor u hodhën në erë ditën e sotme te “Prestige Resort”, ndërsa shkroi më tej se çdo ligji dhe rregulli shteti iu vunë minat.
Postimi i plotë:
Edi Rama hedh ne ere veten dhe cakton fundin e hidhur te tij!!
Rama veproi si bandit shteteror.
Drejtesia dhe shteti ligjor u hodhen ne ere tek Prestige Resort!
Edi Rama beri vetgjyqesi dhe hodhi ne ere Prestige Resort.
Cdo ligji dhe rregulli shteti ju vune minat.
Nga sot asnje nuk eshte i detyruar te zbatoje asnje vendim qeverie dhe ligj ne kete vend.
Kushdo mund te veproje si Edi Rama qe beri vetgjyqesi per qellimet e tij te pista dhe per te mbuluar skandalin e tmerrshem 2.5 miliard euro te kriptomonedhave, Portin e Durresit, inceneratoret etj etj.
Edi Rama hodhi ne ere veten dhe e percaktoi ne kete menyre edhe fundin e tij te hidhur dhe te pashprese.