Deputetja e PD-së, Ilda Dhori është shprehur se të ardhurat që merren nga parku i Divjakës së taks janë pa kupon tatimor dhe shkojnë në buxhetin e bashkisë.
Sipas Dhorit, ministria po tenton të bllokojë të vetmen hyrje në Divjakë, pa pasur informacionin më minimal për rrugën.
“Ju morët mësimin nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi, s’do lejojmë të paguajmë taks për oksigjenin.
Ministrja s’tha asnjë fjalë për plazhin publik, se nuk e ka informacionin që ajo është e vetmja rrugë që aksesohet parku dhe plazhi.
Ajo recitoi një gafë të faqes së Ministrisë së Turizmit me të cilën kam qeshur, dhe jam shokuar nga injoranca.
Qytetarët po protestonin, kishin lënë arat e tyre për të mbrojtur pronën publike. Ministria bën deklaratat epike, që e recitoi dhe sot dhe thotë rruga ku vendoset trau të jepë akses vetëm në park dhe nuk të lidhë me asnjë aks rrugor.
Ministre kush ka vizituar një herë parkun e dijë mirë që është e vetja rrugë aksesi për në park dhe në plazhin publik. Gogulloni të paktën,” është shprehur Dhori.