Enzo Alves nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me skuadrën ku edhe babai i tij ka luajtur, Real Madrid.
Djali 13-vjeçar i futbollistit të Olympiakos dhe legjendës së Realit, Marcelo prej dy vitesh është pjesë e akademisë së klubit madrilen.
Vitet e pritjes dhe përpjekjet e tij për të nisur karrierën e tij profesionale janë shpërblyer pasi ai ka nënshkruar kontratën e tij të parë dhe jo me një skuadër të vogël por me Real Madridin.
Nëpërmjet llogarisë së tij në Alves ka shprehur lumturinë për nënshkrimin e kontratës.
“Kontrata ime e parë me klubin më të madh në planet. Jam shumë i lumtur”, ka shkruar ai.
Me të, në këtë moment madhështor ishin Marcelo dhe nëna e tij, Clarice Alves.
Sigurisht që Marcelo do të donte që kjo ditë të ishte pikënisja për një karrierë të madhe për djalin e tij si karriera e tij me klubin madrilen.