Pasditen e sotme është mbledhur Kuvendi i Shqipërisë.
Në rendin e ditës janë disa çështje, por deputeti demokrat, Dashnor Sula ka vendosur që të shkojë në mënyrë të pazakontë në parlament.
Ai është filmuar nga gazetarët teksa mbante me vete një thes me ullinj dhe një degë nga pema e ullirit. Arsyeja? Mungesa e tregut për fermerët.
Më herët, disa muaj më parë, Sula shkoi në parlament me një shportë me ushqime për të treguar rritjen që kanë pësuar.