Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka kapur sërish një gafë të ministres Kumbaro. Kjo e fundit u shpreh se lekët e mbledhura nga trau do të shkojnë dhe për mjellmat në Divjakë.
Braçe e ironizoi duke thënë se është tjetër liqen ai me mjellma.
“Taksat nuk mblidhen me kupon dhe Divjaka nuk shquhet për mjellma është liqen tjetër ai i mjellmave.
E kam të vështirë, po pse gënjeni se jeni dhe zonja. Shqetësimi për Divjakën nuk ka lindur nga VKM e firmosur nga Braçe, por autorizimi nën presion, që i jep të drejtën për kryerjen e punimeve në segmentin rrugor Divjakë-Plazh me sistemin elektronik të biletave në Parkun Divjakë-Karavasta.
Pra problemi është vendimi i ARRSH-së,” është shprehur Braçe.
Ai shtoi se nuk detyron asnjë nenë të vendoset trau dhe aq më pak në rrugët kombëtare. Për sa i përket neni ai tha se nuk ishte dakord, por pas shumë përpjekjesh lanë jashtë banorët dhe rrugët kombëtare, sepse bie ndesh me Kodin Rrugor.