Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në lokalin “Le Constellation” në Zvicër, duke lënë pas të lënduar dhe panik.
Dëshmitarët tregojnë se gjithçka ndodhi shumë shpejt: një shpërthim i fortë dhe tym i madh përfshinë ndërtesën.
Një dëshmitar, i shqetësuar për vëllain e tij të vogël, hyri në lokal për të ndihmuar të bllokuarit dhe u përball me skena tronditëse.
Ai u përpoq të ndihmonte të plagosurit, duke u dhënë ujë, rroba dhe madje xhaketën e tij.
Shërbimet e emergjencës mbërritën shpejt dhe morën situatën nën kontroll, por dëshmitari e përjetoi tragjedinë personalisht, pasi ishte vendi ku shkonte pothuajse çdo ditë.









