Deputetja e PD-së, Ilda Dhori kërkoi interpelancë me ministren Kumbaro në lidhje me traun e vendosur në plazhin publik të Divjakës.
Ajo është shprehur se prej kohësh askush nuk po mendon për banorët dhe për vizitorët.
“Kërkojnë të bllokojnë një rrugë kombëtare, që bënë të mundur aksesin në një 1250 hektar në park publik, rruga është nacionale. Vetëm disa ditë më parë vendosën bllokimin, vendim i paligjshëm ,e anë të artificave dhe kërkoni të nënshtroni qytetarët. Keni shkelur ligjet dhe institucionet.
Në solidaritet, të gjithë shqiptarët nuk e pranuan këtë nënshtrim, si rezultat i këtij marshimi Divjaka është e lirë pa taksa oksigjeni.
Prej vitesh në këtë park paguhen tarifa, për të vizituar kullën dhe për të bërë xhiro me varka.
A keni ju zonja ministre sa janë të ardhurat që mblidhen nga parku i Divjakës?”, u shpreh Dhori.