-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndalo! Polica ndjek klandestinët në Morinë, plagoset siriani

Kryesoret

Policia e shtetit ka arrestuar disa persona në Morinë si rrjedhojë e një operacioni për kalimin e paligjshëm të emigrantëve.

Sipas informacioneve të para mësohet se janë arrestuar disa persona dhe se një shtetas sirian është plagosur.

Pasi u ka bërë shenjë për të ndaluar, shtetasit sirianë nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Më pas kanë zbritur nga furgoni dhe ndjekja nga policia është bërë në këmbë, nga ku është qëlluar.

Janë ndaluar dhe po merren në pyetje shtetasit e tjerë sirianë, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia.

Prokuroria, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po hetojnë nëse ka pasur shkelje nga ana e efektivëve të Kukësit në lidhje me rastin.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit