Kancelari austriak Karl Nehammer tha se fakti që Samiti BE-Ballkan Perëndimor po mbahet në rajon për herë të parë është një sinjal i fortë afrimi.
Nehamer, i cili do të marrë pjesë në Samit, shprehu shpresën se gjatë këtij muaji do të dërgohet një sinjal shtesë i fortë me dhënien e statusit kandidat Bosnje-Hercegovinës.
“Afrimi dhe lidhja e ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor është historikisht domethënëse për Austrinë. Kjo është gjithashtu e rëndësishme për sigurinë e të gjithë Evropës. Sidomos në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, ne duhet të forcojmë më tej bashkëpunimin tonë”, tha kancelarja austriake.