“Samiti nesër mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor është shumë simbolik sepse do të zhvillohet në Tiranë, në zemër të rajonit. Tregon evolucion sa i takon angazhimit”.
Tomorrow’s EU-#WesternBalkans summit is very symbolic because it will take place in Tirana, at the heart of the region.
It shows a strong evolution in terms of engagement. pic.twitter.com/7buRaBENUU
— Charles Michel (@CharlesMichel) December 5, 2022
Kështu u shpreh sot Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel rreth samitit të 6 dhjetorit që do të zhvillohet në kryeqytet.
Samiti i Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet për herë të parë në Tiranë do të jetë i radhës pas 13 konferencash takimesh e samitesh të mbajtura çdo vit që prej 2013-tës.
45 delegacione do të vijnë nesër në Tiranën e blinduar nga forca të shumta policie në çdo cep.