Deputeti Belind Këlliçi mori numrin më të madh të votave nga raundi i parë i Primareve në Tiranë dhe shkon në balotazh me doktorin Ilir Alimehmeti.
Por akuzat nuk kanë munguar nga dy prej kandidatëve që humbën. Pas Adriana Kalasë është Fatmir Merkoçi, që ka hedhur akuza të rënda ndaj Belind Këlliçit.
Përmes një statusi në rrjete sociale, Merkoçi thotë se fitues doli mosmirënjohja, servilizmi, interesaxhiu dhe propaganda e Edvinit dhe e sorosjanëve brenda PD-së.
Duke e cilësuar një votim të komanduar, Merkoçi shpreh bindjen se ajo gjithmonë ka prodhuar vetëm zhgënjim e humbje.
“Anëtar të P.D. Vota e komanduar gjithmonë ka prodhuar vetëm zhgënjim e humbje. Faleminderit per komunikimin e shumtë që po bëni me mua. Në këto zgjedhje, nuk ka humbur Fatmir Merkoçi. Ka humbur e djathta konservatore që u trumpetua me të madhe.
Ka humbur vizioni, Ka humbur fitorja. Ka demoralizuar çdo antar për të kontribuar realisht pasi, parti nuk njihet vlera Fitoi mosmirnjohja, servilizmi, interesaxhiu.
Sot fitoi propoganda e Edvinit, dhe e sorosjanve brënda P.D. Tashmë mos u bëni pishman për qokën që bëtë, atyre që ju komanduan E vërteta vret Por unë jam mësuar me armiqt e të vërtetës.
Nesër mos u ankoni siç keni bërë vazhdimisht ndër vite. Kujdes spiunët. Askush nuk ka të drejtë të thotë më vidhën votat. Primaret kush di ti lexojë kupton gjithshka. Kujdes spiunët” shkruan ai.