-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana “vishet” me ngjyrat e BE-së! Fotot e Churchill, Merkel e Kadaresë në Bulevard!

Kryesoret

Nesër Tirana do të jetë kryeqendra e Bashkimit Europian, pasi do të zhvillohet samiti me Ballkanin Perëndimor. 45 delegacione do të vijnë në Tiranë të kryesuara nga presidentja e KE-së dhe Këshillit të Europës.

Presidenti francez Macron, kancelari gjerman Scholz, kryeministrja italiane Meloni dhe shumë liderë të tjerë të BE-së do të vijnë në Tiranë.

Nga rajoni, Kosovën do të përfaqësoja Vjosa Osmani, Aleksandër Vucic është në pikëpyetje, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia do të përfaqësohen nga krerët e shtetit. Kryeministri spanjoll do të jetë mungesa e vetme.

Tirana është gati për t’i pritur liderët e BE-së. Kryeqyteti është “veshur” me ngjyrat e BE-së dhe kuqezi.

Në bulevard janë vendosur foto të disa liderëve dhe figurave që kanë shënjuar historinë e Europës nga Winston Churchill dhe deri te Angela Merkel.

Por nuk mungojnë edhe figurat shqiptare. Shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare është aty. “5pyetjet.al” publikon edhe logon e samitit.

Pritja do të bëhet te stadiumi “Air Albania”. Ndërkohë që në krahun tjetër opozita vazhdon përgatitjet dhe nesër ka paralajmëruar se do të jetë në shesh.

Objektivi është përpara Kryeministrisë. Policia e cilëson zonë të kuqe duke mohuar lejen, por opozita me Sali Berishën këmbëngul.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit