-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritol vilës së një ndërtuesi në Sarandë, ja kush është pronari me dy emra!

Kryesoret

Një shpërthim me tritol është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e Lefter Lefteri i njohur ndryshe Afez Kulla.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 04.35 ne lagjen nr.1 të Sarandës. Lënda eksplozive e dyshuar si tritol ishte vendosur tek porta jashtme  e vilës. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, policia ndodhet në vendngjarje.

Në banesën 3-katëshe ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anëtarësh e 54-vjecarit Lefteri. Ky i fundit rezulton ndërtues, ndërsa më parë ka qene punonjës i administratës publike.

Muajt e fundit Lefteri është kallëzuar madje dhe shoqëruar në Komisariat lidhur me një objekt në ndërtim e sipër në lagjen nr.1, por ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit