Midis vendeve të Ballkani Perëndimor dhe BE-së janë firmosur 32 pika. Këto pika përfshijnë, armimin, luftën në Ukrainë, energjinë dhe emigracionin.
Përkatësisht u vendos:
- BE-ja mbetet partneri më i afërt, investitori kryesor si dhe partneri tregtar dhe donatori parësor i rajonit.
- Përfaqësuesin e Lartë dhe Këshillin të çojnë përpara integrimin gradual të rajonit.
- BE-ja vazhdon të mbështetë plotësisht angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunimin rajonal përfshirës dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
- Paketa e re e BE-së e Mbështetjes për Energjinë, me një vlerë prej 1 miliardë euro në
grante të cilat mund të sjellin 2,5 miliardë euro në investime, do të ndihmojë Ballkanin
Perëndimor të zbutë ndikimin e krizës energjetike dhe të përshpejtojë tranzicionin energjetik në rajon. - Nisma e Universiteteve Evropiane hap mundësinë që institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor të marrin pjesë në aleanca ambicioze ndërkombëtare dhe të zhvillojnë bashkëpunim afatgjatë strukturor dhe strategjik.