Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zgjodhi të lëvizë në këmbë nga banesa e tij drejt selisë qendrore të PD, teksa është pritur nga një numër i lartë protestuesish.
Kryedemokrati shoqërohej nga truprojat e tij dhe përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike, ndërsa përkrahësit e tij e pritën me brohorima dhe ovacione.
“Tirana po zien, e tëra ne shesh, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria!” -tha Berisha sapo mbërriti në selinë blu.
Ndërkohë, është zbardhur skenari që do të ndjekë Partia Demokratike për protestën e thirrur sot në orën 12:00, në një kohë kur mbahet paralelisht dhe samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Raportohet se demokratët do të mblidhen nga rrugë të ndryshme të Tiranës në Sheshin ‘Skëndërbej’ apo dhe në vende të tjera.
Grumbullimi i tyre pritet të nisë rreth orës 11:30. Ndërkohë që në këtë orë do të nisë marshimi i simpatizantëve apo dhe përfaqësuesve të PD-së nga selia blu dhe më pas do të bashkohen të gjithë para ish-hotel Dajtit.
Kujtojmë se kjo zonë është bllokuar si perimetër sigurie për shkak të mbajtjes së samitit.
Nis grumbullimi i protestuesve, Berisha: Uragan i paparë te Kryeministria!