-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis grumbullimi i protestuesve, Berisha: Uragan i paparë te Kryeministria!

Kryesoret

Teksa ka nisur punët Samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, opozita ka paralajmëruar për protestë rreth orës 12:00. Disa protestues kanë mbërritur në selinë blu. Ata kanë thënë se do të protestojnë para Kryeministrisë me lule e pankarta.

Ndërkohë, Partia Demokratike njofton se janë me qindra përkrahësit e tyre, që janë nisur nga rrethet përkatëse për të marrë pjesë në protestën e thirrur prej tyre ditën e sotme.

Drejtues të degëve të PD-së në Krujë kanë raportuar se rreth 700 demokratë kanë mbërritur në Tiranë që mbrëmjen e shkuar, duke u strehuar të familjarët dhe miqtë e tyre.

Gjithashtu edhe rreth 250 simpatizantë të PD-së janë nisur nga dega në Korçë. Për më tepër, 100 të tjerë janë nisur nga Devolli, 30 nga Pogradeci dhe 50 nga Maliqi.

Policia ‘blindon’ perimetrin rreth Kryeministrisë, sa shanse ka që opozita të ‘depërtojë’ në Bulevard?

Në lidhje me këtë protestë, ka reaguar pak më parë edhe vetë kreu i PD, Sali Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook, shkruan se në orën 12:00, do të jetë uragan i paparë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!

Po ashtu ai nuk ka lënë pa thumbuar as Kryeministrin Edi Rama, teksa nënvizon se sot tirani trembet.

Tirana e ‘paralizuar’ nga Samiti i BE, por opozita proteston/ Berisha: Do mbushim sheshin!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit